Pas shumë kthesave dhe ndryshimeve në 48 orët e fundit, Bayern Munich dhe Chelsea më në fund kanë arritur një marrëveshje të re për transferimin e Nicolas Jackson dhe ai do të luajë në Allianz Arena në sezonin e ri.
Kampioni gjerman do t’i paguajë kampionit të botës për klube 15 milionë euro për periudhën e huazimit të Jackson.
Në kontratë ekziston gjithashtu një klauzolë lirimi që e detyron Bayernin të blejë të drejtat e tij verën e ardhshme. Ky është një element i ri në kontratë, i cili u përfshi me këmbënguljen e Chelseat. Shuma e përafërt për të cilën gjigantët gjermanë do të duhet të blejnë senegalezin është 80 milionë euro.
Jackson ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Bayern Munich.
/GazetaBlic Sport


