Sporti

Në Francë të gjithë ‘çmenden’ pas Messit, shifër rekord i akreditimeve të gazetarëve për ndeshjen Reims-PSG

08/29/2021 13:53
nga:Lorik J

Lionel Messi pritet të bëjë debutimin e tij në Paris Saint-Germain këtë mbrëmje kundër Reims.

Sidoqoftë, Mauricio Pochettino nuk siguroi që argjentinasi do të jetë në formacionin fillestar, përcjell GazetaBlic Sport.

Biletat për ta shikuar ndeshjen në Stade de Reims janë shitur plotësisht. Por, ka rekord edhe tek akreditimeve të gazetarëve.

Rekordi i gazetarëve të akredituar në një ndeshje të Ligue 1 është 113, për një ndeshje të PSG që përfshin David Beckham dhe Zlatan Ibrahimovic.

Prania e Messit sonte pritet të sigurojë që kjo shifër të tejkalohet.

/GazetaBlic Sport