Philippe Coutinho ka folur për Barcelonën dhe të ardhmen e tij.
Së fundmi nuk ka pasur të ardhurat e dëshiruara, duke u bërë problem për klubin katalanas për shkak të rrogës që merr, më e larta në skuadër, transmeton Gazeta
Mesfushori brazilian, sipas gazetës Sport , nuk dëshiron të largohet, duke vazhduar kështu t’i shkaktojë dhimbje koke Bordit, duke e lënë Xavi që ta kthejë lojtarin në formën e mirë që tregoi në Angli, duke punuar për Liverpoolin, duke justifikuar investimin.
Këtë sezon Coutinho luajti 11 herë dhe shënoi vetëm një gol. Lojtari 29-vjeçar mbërriti te Barcelona në vitin 2018 nga Liverpool, pasi kishte luajtur në klube si Vasco da Gama, Espanyol, Inter Milan dhe Bayern Munich.
/GazetaBlic Sport/


