Sporti

“Ne folëm për motin, makinat, gratë”, agjenti i Zaniolos injoron gazetarët pas takimit me drejtuesit e Milanit

06/23/2022 19:31
nga:Mergim Rreci

Drejtori i Romës, Tiago Pinto, iu shmang pyetjeve për Nicolo Zaniolo pas një takimi me Milanin. “Ne folëm për motin, makinat, gratë…”

Nëse Zaniolo do të largohet nga Roma këtë verë, raportohet gjerësisht se ai do të shkojë ose drejt “San Siros” ose “Allianz Juventus Stadium”, përcjell GazetaBlic Sport.

Agjenti i tij, Tiago Pinto i nevrikosur u kap nga një grumbull gazetarësh duke lënë një takim me Milanin, ai u pyet nëse kishin diskutuar për italianin dhe se a do të transferohet ai tek “Rossonerët”.

“Ne folëm për motin, makinat, gratë, të gjitha llojet e gjërave…” ishte përgjigja.

Tiago Pinto gjithashtu hodhi poshtë pyetjet në lidhje me përparimin në bisedimet e Romës për mesfushorin e Sassuolo-s, Davide Frattesi. A është ai një objektiv?

“Objektivi im është të eci rrugën për në hotelin tim.”

/GazetaBlic Sport/