Showtime

Në “Ferma Vip” fermerët ruajnë dhinë të lindë: I doli këmba..

03/26/2024 11:02
nga:N K

Fermerët janë hasur me sfidat nga Agai. Të panikosur për lindjen e dhisë në “Ferma Vip”, konkurrentët të ndarë në grupe me nga dy persona presin në vathë. Por, një këmbanë alarmi i rremë i dhënë nga Renisi, ka “pushtuar” fermën.

Fermerët kanë vrapuar të gjithë drejt vathës, ku kanë menduar se dhia po lindte.

Elsa Lila, ishte ajo që tha se kjo nuk ishte e vërtetë, duke u dhënë më shumë detaje fermerëve të tjerë mbi procesin e lindjes.

Por teksa ndodhe edhe Albano dhe Valeri në vathë, fermerët janë vënë në dilemë, nëse dhia ishte gati për të lindur apo jo.

Renisi vijon të këmbëngulë tek ideja e tij, se këmba e kecit doli, madje për ta përvetësuar më shumë mendimin e tij ai tha se këmbën e kishte ngjyrë gri në të bardhë.

Kjo ka futur në mendime edhe fermerët që ndodheshin aty, teksa Valeri mundohet t’i japë të drejtë Renisit.