Showtime

Në Elbasan mbyllen bizneset, qytetarët ndjekin finalen e “Big Brother VIP”

02/19/2022 00:05
nga:Genita C

Njerëzit në Elbasan janë nisur drejt shtëpive për të ndjekur finalen e madhe të “Big Brother VIP”.

Ndërsa më të rinjtë, spektaklin kanë zgjedhur ta shohin së bashku në bare e restorante, duke bërë tifo edhe për të finalistin e preferuar.

Me një rekord shikueshmërie, “Big Brother VIP” është ndjekur në Elbasan më shumë se nata e ndërrimit të viteve, ku çdo aktivitet është mbyllur, për të ndjekur pas orës 21:00 reality show-n.