Në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Gjilan është raportuar se njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë pa fishek.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Edhe në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë pa fishekë. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës.
Mbylli të moshuarën në dollap dhe i vodhi 20 mijë euro, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali


