Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vazhduar me prezantimin e projekteve në qytetin ferizajas.
Dy ditë më parë, Aliu bëri të ditur fillimin e projektit për vendosjen e sinjalistikës dhe funksionalizimi i rrethit të vogël afër Parkut të Spitalit.
Gjithashtu, ka nisur projekti për fillimin e kompeltimit të investimeve në njërën ndër rrugët kryesore të Ferizajt.
Punë, punë pa pushim, për Ferizajn e bukur në çdo anë. Pamje nga vendosja e sinjalistikës dhe funksionalizimi i rrethit të vogël afër Parkut të Spitalit.
Pas investimit në trotuare, rrethojë, infrastrukturë nëntokësore, po kryhet sot, asfaltimi i rrugës kryesore, kthinave si dhe parkingut në Kompleksin e Varrezave të Reja të Qytetit, gjersa do të kompletohet edhe me drunj dekorativ, ndriçimin publik, objektin e Administratës e investime tjera, për të shërbyer tamam si një hapësirë dinjitoze ku prehen më të dashurit tanë.


