Uncategorized

Në Durrës nis stërvitja e madhe ushtarake e NATO-s, “Defender Europe 21”

05/04/2021 11:31
nga:Gazeta Blic

Në portin e Durrësit ka nisur sot “Defender Europe 21”, një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe që do të zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook ka thënë se qindra mjete luftarake amerikane kanë mbërritur në port, një dislokim që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë.

Në këtë stërvitje do të marrin pjesë mbi 1000 trupa shqiptare bashkë me forcat e armatosura të 16 shteteve të tjera, aleate të NATO-s.

Në stërvitjen që do të zhvillohet në disa baza të Shqipërisë do të marrin pjesë 28 mijë trupa gjithsej.