Lajme

Në duart e kujt është fuqia? Hendeku gjinor në qeverisjet lokale

08/24/2025 19:09
nga:G B

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë po afrohen.

Në zgjedhjet paraprake, të vitit 2021, asnjë grua s’u zgjodh për të kryesuar ndonjë komunë.

Edhe postet e nënkryetarit dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal janë kryesisht të zëna nga burra.

Hendek gjinor vërehet edhe në ndarjen e pozitave në drejtoritë e ndryshme komunale. Vetëm Drenasi ka sa gra, sa burra në udhëheqje të drejtorive, ndërsa vetëm Hani i Elezit dhe Obiliqi kanë më shumë drejtoresha sesa drejtorë.

Shënim: Për udhëheqjen e disa drejtorive nuk ka të dhëna në uebfaqet e komunave. Ato janë: Drejtoria e Tatimeve në Mitrovicën e Jugut, e Zhvillimit Ekonomik në Novobërdë, e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Malishevë dhe e Buxhetit dhe Financave në Istog.

Ndërsa, uebfaqet e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Graçanicës, Ranillugut, Parteshit dhe Kllokotit ose ishin të paqasshme ose s’kishin informacione./Rel