Lajme

Në Ditën Ndërkombëtare të Inovacionit, përzgjidhni mënyrën më inovative të pagesave

04/21/2021 15:10
nga:Gazeta Blic

21 Prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Kreativitetit dhe Inovacionit, në të cilën organizohen aktivitete të ndryshme në më shumë se 46 vende të botës.

Në këtë ditë po ju prezantojmë njërin nga produktet më inovative në vend, i cili po transformon sistemin financiar në vend. Ky aplikacion është IBAS-i, me të cilin mund të kryeni pagesa në dyqane, kafeteri, taxi, në institucione publike e në shumë biznese të tjera në cilën do kohë të ditës që dëshironi.

Aplikacionin mund ta shkarkoni në App Store apo edhe në Play Store. Pas shkarkimit ju duhet të hapni llogarinë tuaj dhe do t’ju transferohen 5 euro BONUS. Pastaj, mund të vazhdoni të realizoni pagesat tuaja. Madje, IBAS ju ofron edhe kredi deri në 10,000 euro.

Me produktet: eLlogaria; eKuleta; eTransferet; ePos; ePagesa dhe eKredi, IBAS-i bën që të gjitha shërbimet financiare të jenë në një vend. Karakteristikë tjetër është siguria e lartë që posedon kjo platformë e gjë që vërehet nga hapja e llogarisë e deri te përdorimi i tij. Dokumentet, fotografimi dhe të dhënat tjera që kërkohen janë me qëllim të identifikimit të aplikantit dhe sigurimit të llogarisë së tij.

Kjo ditë shënohet që nga viti 2002, për të inkurajuar të gjithë ata që e imagjinojnë një botë ndryshe dhe që duan të krijojnë zgjidhje për problemet shoqërore.

(Artikull i sponsorizuar)