Lajme

Në ditën e zgjedhjeve, PZAP-ja e gjobitë VV-në me 8 mijë euro

02/11/2025 08:31
nga:N K

Më 9 shkurt, Kosova zhvilloi zgjedhjet e rregullta parlamentare, të parat që nga paslufta.

Qytetarët përmes votës shprehën vullnetin e tyre për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre në legjislaturën e re.

E të dielën nuk mungoi as monitorimi nga institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare.

Në kryerjen e detyrës ishte tejet e angazhuar edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

PZAP-ja gjobiti disa parti politike për shkelje të rregullave.

Kështu ky panel, gjobiti me 8 mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjoba në vlerë prej 6 mijë euro, Vetëvendosjes i është shqiptuar pas një ankesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me deklaratat e Ministrit Faton Peci.

Kurse, gjoba tjetër në vlerë 2 mijë euro kësaj partie i është shqiptuar për një tubim në një shkollë në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë edhe fëmijë.