Lajme

Në ditën e Vitit të Ri burri e rrah gruan në Gjakovë

01/01/2024 11:22
nga:G C

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti në ditën e Viti të Ri dyshohet se e ka rrahur gruan e tij.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se të dy kanë marrë tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit viktima është dërguar tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.