Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, sot në Ditën e Veteranit, ka pranuar mirënjohjen nga Kryetari i OVL-së, dega Gjakovë, z. Sadri Hoxha, për kontributin e tij gjatë luftës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është ndjenjë e mirë që të jetë pranë atyre veteranëve që dhanë një kontribut të madh për vendin gjatë kohës së luftës.
Postimi i tij i plotë:
Sot, në Ditën e Veteranit, pranova mirënjohjen nga Kryetari i OVL-së, dega Gjakovë, z. Sadri Hoxha, për kontributin tim gjatë luftës.
Është një ndjenjë e mirë të isha pranë gjithë këtyre veteranëve që dhanë një kontribut të madh për vendin gjatë kohës së luftës.