Lajme

Në Ditën e Pavarësisë, Abdixhiku bën homazhe te varri i Rugovës

02/17/2025 11:26
nga:G B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Abdixhiku në ditën më të rëndësishme historike të vendit, presidentin Rugova, familjen e komandantit legjendar Adem Jashari, të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe të gjithë burrat e gratë që dhanë gjithçka për vendin tonë e na mësuan se sa e shtrenjtë është liria e shtetësia.

Po ashtu ai shprehu mirënjohje dhe nderim, për të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës që në orët më të rënda qëndruan me ne dhe e mbështetën vendin tonë, që ta gëzojmë ditën e sotme.