Presidentja Vjosa Osmani, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka vizituar shkollën për fëmijë me nevoja të veçanta, Qendrën “Përparimi”.
Pas vizitës, Osmani ka thënë se çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve na kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria, përkushtimi dhe gjithëpërfshirja.
“Sot, në ditën kur mijëra fëmijë në mbarë Kosovën kthehen në bankat e dijes me sytë plot ëndrra dhe zemrën plot gëzim, vizitova shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta, Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë. Çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve na kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria, përkushtimi dhe gjithëpërfshirja. Faleminderit mësueseve, heroinave të përditshme të këtij udhëtimi, që me durim, dije dhe zemër ndriçojnë rrugën e brezave të ardhshëm, përkundër sfidave të çdoditshme me të cilat ballafaqohen fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre”, ka shkruar e para e vendit.


