Leo Messi fitoi kampionatin në finalen e dytë me Argjentinën dhe pas triumfit në finale ndaj Francës u shpall lojtari më i mirë i turneut. Argjentinasi i mrekullueshëm u bë lojtari i parë në histori që shënon një gol në fazën e grupeve, në fazën e 16-të, në çerekfinale, në gjysmëfinale dhe në finale. Shumë pretendojnë se ishte Botërori i fundit i Messit në karrierën e tij, por jo sipas legjendës argjentinase Jorge Valdano.
“Kur kamerat nuk ishin ndezur, Messi më tha se nëse ai fitonte titullin në tentativën e tij të pestë, ai do të tentonte të fitonte të gjashtën. Ai më tha se asnjë lojtar në histori nuk e kishte bërë këtë. Unë u përgjigja se nuk ishte e mundur dhe ai tha: “Nëse bëhem kampion bote, do të luaj për Argjentinën në kampionatin e ardhshëm”.
Valdano ishte kampion bote me Argjentinën në vitin 1986. Sot ai punon si komentator dhe kjo bisedë ka ndodhur gjatë një interviste televizive para Botërorit.
Nëse historia e Valdanit realizohet vërtet, Messi në moshën 39-vjeçare do të bëhej lojtari i parë në histori që luan në gjashtë Kupa Bote.
/GazetaBlic Sport