Pas muralit të Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin dhe Darya Dugina, vajzës së vrarë të filozofit konservator rus Aleksandër Dugin, në Beograd u shfaq një mural me logon e grupit famëkeq Wagner.
Grupi Wagner është një formacion privat paraushtarak rus që angazhohet intensivisht në luftime në Ukrainë.
Është raportuar se pjesëtarë të këtij grupi kanë qenë të pranishëm edhe në barrikadat e vendosura nga serbët lokal në veri të Kosovës.


