Lajme

Në BE po rikthehen kufizimet

08/21/2021 21:37
nga:M K

Sezoni i pushimeve ka sjellë një rritje të menjëhershme të të prekurve me koronavirus. Nga 28 mijë raste që u shënuan në mes të qershorit, në gusht shifrat shkojnë përtej 600 mijë.

Në këto kushte shumë shtete në BE kanë vendosur kthimin e kufizimeve. Nga e hëna Spanja e cila njeh rreth 10 mijë raste në ditë ka vendosur të shpallë Gjermaninë zonë të kuqe për shkak të rritjes së numrave.

Në të njëjtën mënyrë është përgjigjur dhe Berlini. Udhëtarët që kanë ndaluar në Madrid ose ishujt Baleare duhet të qëndrojnë në karantinë deri në 10 ditë.

Gjermania masa kufizuese ka vendosur dhe ndaj personave që kalojnë nga ishujt e Greqisë, Kretë, Rodos, he Mykonos.

Edhe ndaj Bullgarisë dhe Zvicrës masat kufizuese vazhdojnë të jenë të rrepta. Veç testit për shtetasit e tyre kërkohet dhe karantinim.

Ndërkaq edhe Çekia ka nisur nivelin e rrezikut ndaj Berlinit duke e shpallur zonë portokalli.

Tashmë edhe vaksinimi i popullsisë nuk ka dhënë efekte në uljen e shifrave të të prekurve me koronavirus. Shumë shtete kanë kërkuar që të injektohet dhe një dozë e tretë.