Drejtori i Insitutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli tha se nuk duhet pasur panik për situatën në veri të raportuar nga mediat serbe, raporton Gazeta Blic.
“Në barikadën e 11 ( njëmbëdhjetë) e diku 800 metra largë Zubin Potokut sonte ka patur të shtëna armësh”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Pa panikë!
Në barikadën e 11 ( njëmbëdhjetë) e diku 800 metra largë Zubin Potokut sonte ka patur të shtëna armësh. Nuk është sulmua policia e Kosovës.
Nga burimet e Institutit tonë, bëhet fjalë për gjuajtje me armë por pa detaje a ka qenë gjuajtje në ajrë apo ndonji shkëmbim gjuatje me armë.
Tani situata është qetësuar!
Të jemi korrekt në informim me opinionin e mos të përhapim panikë!


