Në autobusin që u aksidentua në orët e para të mëngjesit në Bullgari, ku mbetën të vdekur 45 persona, raportohet të kenë qenë edhe dy mërgimtarë nga Belgjika.
Sipas mediave maqedonase, babai O.A, ka shpëtuar, derisa djali i tij V.A, ka mbetur i vdekur.
“Sipas informatave të familjarëve në aksidentin e tmerrshem që ndodhi natën e kaluar kanë qenë edhe dy banorë të Sllupcanit mërgimtar nga Belgjika. O.A, i cili fatmirsisht i ka shpëtuar aksidentit dhe është mire me shëndet si dhe djali i tij V.A, i cili për fat të keq nuk arriti të shpëtonte”, shkruan Almakos.
Ndryshe, të paktën 45 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.
Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë, derisa shtatë të mbijetuar janë duke u trajtuar në spitalin e Sofjes, si pasojë e djegieve.
Aksidenti tragjik, Qeveria shpalli tre ditë zie


