Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, ajo ka vizituar bashkëshortin e saj Rexhep Selimin në Hagë, së bashku me djalin e tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Mehmeti-Selimi tha se 29 vjet më parë, bashkë me Heroin e Lirisë, Mujë Krasniqin, dhe Luftëtarin e Lirisë, Daut Haradinaj, Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri.
“Nga fushëbeteja kundër padrejtësisë, këtu në Hagë, sot kujtoj me krenari këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë. Po në këtë ditë, kujtojmë 28 Nëntorin e lavdishëm të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit. Rroftë 28 Nëntori! Rroftë UÇK-ja! Rroftë kombi shqiptar!”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.


