Lajme

Në 2022 pritet të bëhet regjistrimi i popullsisë në Kosovë

04/04/2022 09:53
nga:Donika Fetahu

Këtë vit do të bëhet regjistrimi i popullsisë, bëjnë të ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Ky proces është planifikuar të mbahej vitin e kaluar, por një proces i tillë ishte shtyer me arysetimin se Kosova ishte duke u përbalur me pandeminë e koronavirusit.

Në Kosovën e pasluftës, regjistrimi i vetëm është bërë në vitin 2011, por që nuk ishin përfshirë të gjitha komunat e Kosovës.

Nga ky institucion bëjnë të ditur se edhe buxheti i paraparë për këtë proces tashmë është i alokuar, dhe se në muajin maj priten edhe veprimet konkrete që do të finalizonin një proces të tillë.

Njohja e numrit të popullsisë në Kosovë daton nga viti 1880, mandej me regjistrimin e popullsisë së vitit 1921 dhe në vitin 1931 në kohën e Jugosllavisë së parë, pas Luftës së Dytë Botërore, në Jugosllavinë e Dytë vijojnë regjistrimet e popullsisë së viteve 1948, 1953, 1967 dhe 1981.

Në vitet e 90-ta për shkak të situatës politike në Jugosllavinë e asaj kohe, një proces i tillë nuk kishte ndodhur deri në vitin 2011.