Lajme

Në 2 vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit, Isa Mustafa shkon në Hagë, do të qëndrojë 6 orë me Hashim Thaçin, 2 me Kadri Veselin

11/01/2022 13:45
nga:N M

Isa Mustafa ish kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të udhëtojë gjatë javën në Hagë për të vizituar ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Këtë e kanë thënë burime të Gazetës, por nuk kanë treguar nëse Mustafa do të takojë edhe Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
Mustafa sipas këtyre burimeve do t`i takojë vetëm ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

“Gjatë javës ai pritet të udhëtoj në Hagë për vizitë te Thaçi e Veseli. Më shumë kohë do të qëndroj me Thaçin e më pak kohë me Veselin”, ka thënë një burim i afërt me ish kryetarin e LDK-së.

Kjo vizitë e ish kryetarit njëherit ish kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa do të bëhet në kohën kur Thaçi dhe të tjerët i bëjnë 2 vjet që nga nisja drejt Dhomave të specializuara nën akuzat se kinse kanë kryer krime lufte gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.

ZPS-ja kërkon që Veselit t’i vazhdohet paraburgimi, vlerëson se ka rrezik të arratisjes

Specialja nuk e komenton ftesën për eprorin e UÇK-së