Lajme

Në 100 ditëshin e Qeverisë Kurti, deputetët e Listës Guxo, ndaras nga ata të VV: Vazhdojmë…

06/30/2021 15:17
nga:N M

Derisa sa po mbahej mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku po prezantohet raporti 100 ditësh nga secili ministër veç e veç, deputet e Kuvendit të Kosovës nga Lista Guxo kanë publikuar një fotografi jashtë Kuvendit të Kosovës, por kësaj herë ndaras nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ka qenë pikërisht Haxhi Avdyli i cili përveç fotografisë i ka bashkangjitur edhe një tekst.

“Bashkë guxuam për referendumin”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Bashkë guxuam për referendumin. Rruga drejt ndryshimit pozitiv mund të jetë e gjatë , jo e lehtë, e me sfida por mbetet rruga e vetme. I njohim dhimbjet dhe pritjet e qytetarit, por edhe përgjegjësin tonë para tyre. Vazhdojmë…