Sporti

Ndryshon Superkupa e Italisë, Arabia Saudite ofron mbi 100 milionë euro për ta organizuar

09/15/2022 10:47
nga:E K

Arabia Saudite ka ofruar organizimin e finales së Superkupës së Italisë.

138 milionë euro janë ndarë nga shteti arab për organizimin dhe mikëpritjen e këtij eventi për 4 vjet nga 6 vitet e ardhshme deri në sezonin 2029/29, shkruan GazetaBlic Sport.

Kompeticioni do organizohet me 4 skuadra italiane, dy finalistët e kupës dhe dy klubet e para të Serie A.

Fituesi do të shpallet në një mini-garë ku këto 4 klube do të zhvillojnë përballje ndaj njëra tjetrës.

/GazetaBlic Sport/