Sporti

Ndryshon rregulli i golit mysafir edhe në Kupën e Italisë

02/23/2022 12:48
nga:Mergim Rreci

Dy gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, Milan-Inter dhe Fiorentina-Juventus, do të jenë dy ndeshjet e fundit që do të luhen me rregullin e golit në fushë kundërshtare.

Sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, me të njëjtin numër golash të shënuar në shtëpi dhe jashtë, ata që shënohen në transfertë nuk do të vlejnë më në favor.

Kështu ka vendosur Këshilli i Ligës që u zhvillua ditën e hënë.

Kupa e Italisë përshtatet me garat europiane, të cilat tashmë këtë sezon ndryshuan rregullin që kishte qenë në fuqi që nga viti i largët 1965.