Sporti

Ndryshon renditja tabelare në Superligë, Ballkani merr vendin e parë

10/02/2021 17:11
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.

Ballkani ka arritur një fitore të madhe ndaj Drenicës në Suharekë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Xhebrailat” morën një fitore me përmbysje të madhe, ku e rikthyen rezultatin nga 0 me 2 në 3 me 2.

Drenica kishte avantazhin e dy golave me realizimet e Kreshnik Ukës, por Astrit Thaçi, Rrustem Hoxha dhe Armen Thaçi i shënuan golat e mëdha të fitores.

Gjilani poashtu u ndal nga Malisheva në stadiumin “Liman Gegaj”, rezultati përfundimtar ishte 1 me 1.

Olivier shënoi për epërsinë e skuadrës vendase, por Progni barazoi shifrat dhe shënoi golin përfundimtar të këtij takimi.

Pas këtyre dy ndeshjeve të para të kësaj xhiroje, kjo është renditja tabelare.

/GazetaBlic Sport/