Sporti

Ndryshon plani, ky futbollist do t’i ekzekutojë goditjet e lira për Francën

06/21/2021 13:46
nga:Lorik J

Kombëtarja e Francës ka bërë disa ndryshime pas ndeshjeve të para në “Euro2020”.

Ndryshimet kanë filluar nga goditjet direkte, pasi tani do t’i ekzekutojë Kylian Mbappe, e jo Griezmann, përcjell GazetaBlic Sport.

Kundër Hungarisë, Griezmann dhe Mbappe ishin së bashku rreth topit për të marrë një goditje të lirë në minutën e 27-të. Në fund ishte parisieni që provoi fatin e tij.

“Ai e mori topin dhe donte ta gjuante atë”, tha Antoine Griezmann të Dielën.

“Ai gjuan goditje të lira me të vërtetë mirë, i pashë në stërvitje.”

Megjithatë, Kylian Mbappe do t’i godasë goditjet e lira kur janë në pozita më anësore, kurse Antoine Griezmann do të vazhdojë të marrë përsipër goditjet e lira që janë në një situatë qendre. Poashtu edhe tek penalltitë, rregulli i rotacionit mund të zbatohet. Nëse një lojtar ndihet mjaft i fortë në një kohë të caktuar, ai mund të gjuajë, raporton RMC.

/GazetaBlic Sport