Lajme

Ndryshojnë temperaturat: Çfarë moti pritet gjatë ditëve në vijim

02/16/2026 08:06
nga:G B

Meteorologu Sherif Gosalci ka folur për të reshurat e fundit, të cilat shkaktuan reduktime në furnizim me ujë në disa zona të vendit.

Në “Ora Shtatë” të Klan Kosovës, Gosalci bëri të ditur se për shkak të reshjeve të shumta paraprake, të gjitha rrjedhat e ujit janë të ngopura.

Po ashtu, meteorologu tha se gjatë ditës së Pavarësisë, pritet të ketë reshje bore vetëm në viset malore.

Nga ana tjetër, ai tha se shkurti pritet të karakterizohet me reshje të pakta e rreze dielli.