Rregulla të reja janë bërë me dije për shtëpinë e Big Brother Vip gjatë emisionit të së martës, teksa për një kohë ende të pacaktuar banorët do të luajnë të ndarë në çifte.

“Vëllai i madh” ka vendosur që të ndryshon modelin e lojës, banorët zgjodhën nga një person për tu krijuar çift duke e bërë lojën më interesante për ditët në vazhdim”, ka thënë Arbana.
Tashmë duke filluar nga e premtja loja do të bëhet në çift.
Çiftet e krijuara janë:
Kledi me Arjolën
Donaldi me Semin
Einxhëll me Beniadën
Iliri me Sabianin
Sara me Fifin
Beatriksa me Monikën
Graniti me PM and Ducks
Ndërsa të premten mbrëma do të largohet njëri nga të nominuarit që janë Sara, Graniti, Monika dhe Iliri.


