Drejtuesit e Bayern Munich vazhdojnë punën për gjetjen e pasardhësit të Thomas Tuchel, i cili do të largohet nga bavarezët në fundin e sezonit.
La Repubblica raporton se në krye të listës së dëshirave për momentin qëndron Antonio Conte. Pasi marrëveshja me Xabi Alonson është e komplikuar.
Italiani qëndron pushim prej një viti (e mbylli me Tottenhamin më 26 mars të vitit të kaluar). Gjermanët e kanë kontaktuar disa muaj më parë.
Por përgjigja ishte negative. Bayerni e tundon dhe është e vështirë ta refuzosh, por Conte po pret Juventusin ose Milanin.
Dy klubet e mëdha italiane mund të ndahen me Allegrin dhe Piolin, dhe Conte dëshiron të presë, pasi rikthimi në Serie A është prioriteti i tij.
Gjithsesi, e përditshmja italiane raporton se 54-vjeçari do të marrë një tjetër ofertë nga Bayerni në javët e ardhshme.
Emrat e tjerë konkretë që përfliten për pankinën e rekordmenëve të futbollit gjerman, janë Roberto De Zerbi (Brighton), Ruben Amorim (Sporting) dhe Sebastian Hoeness (Stuttgart).