Sporti

“Ndryshoji pozicionin Muçit”, Santos dorëzohet pas “presionit” të tifozëve

02/15/2024 15:42
nga:E K

Ernest Muçi debutoi me Besiktasin në barazimin 0-0 në fushën e Kayserisporit, ndeshje ku sulmuesi i talentuar i kombëtares shqiptare bëri shumë mirë.

22-vjeçari ishte “kërcënimi” kryesor për skuadrën vendase. Kualiteti dhe klasi i Muçit nuk vihen në dyshim, teksa tifozët e bardhezinjve kritikuan trajnerin për pozicionin e shqiptarit.

Fernando Santos e aktivizoi në krahun e djathtë të sulmit në mungesë të Milot Rashicës, por te Besiktasi duan ta shohin si numër 10 në skemën ‘4-2-3-1’ të teknikut portugez.

Shtypi sportiv turk shkruan se ashtu do të ndodhë. Rashica është rikuperuar dhe do të marrë postin e sulmuesit të djathtë te Besiktasi.

Ndërkohë që Muçi do e nisë sërish si titullar duelin Besiktas-Konyaspor (19 shkurt), por në pozicionin pas sulmuesit kryesor.