Sporti

Ndryshohet gjyqtari i VAR për takimin Liverpool – Arsenal disa orë para ndeshjes!

08/31/2025 16:09
nga:Lorik J

Gjyqtari Michael Salisbury është pezulluar për ndeshjen e së dielës në Premier League midis Liverpool dhe Arsenal, pasi Shoqata e Futbollistëve Profesionalë (PGMOL) tha se ishte një gabim që gjyqtari nuk lejoi golin e parë të Fulham kundër Chelsea të shtunën.

Josh King shënoi në minutën e 22-të të ndeshjes, por goli u anulua pasi VAR ndërhyri për një faull ndaj Rodrigo Muniz.

Shefi i gjyqtarëve, Howard Webb, ka folur me Fulhamin dhe ka njoftuar se vendimi ishte një gabim.

Si rezultat, organizata e gjyqtarëve PGMOL e zëvendësoi Salisbury-n (gjyqtar i VAR) me John Brooks për ndeshjen e së dielës në Anfield.

/GazetaBlic Sport