Sporti

Ndryshohet data e inaugurimit të shtatores së Fadil Vokrrit, ministri Çeku tregon datën

06/03/2021 18:43
nga:L J

Fillimisht, ishte paraparë që shtatorja e Fadil Vokrrit të përurohej më nëntë qershor, para stadiumit i cili mban emrin e tij, shkruan lajmi.net.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u pyet për datën gjatë seancës së sotme të kuvendit.

Çeku deklaroi se në koordinim me FFK-në, ata kanë marrë vendim që shtatorja të përurohet me 23 korrik.

“Kemi pasur konsultime me FFK-në dhe me familjen e të ndjerit, Fadil Vokrri dhe propozimi i tyre ka qenë ta përurojmë shtatoren me 23 korrik, ditë e cila është edhe ditëlindja e të ndjerit”, tha Hajrulla Çeku.