Lajme

Ndryshimi i emrave të rrugëve, Shala: Ka tendenca asimiluese ndaj shqiptarëve në RMV

06/19/2026 09:26
nga:Y I

Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut ka marrë vendim një ditë më parë për të shfuqizuar emërtimin e disa rrugëve dhe sheshit të Tetovës, për çka ka nxitur reagime të shumta të partive opozitare shqiptare.

Në lidhje me këtë ka folur historiani Azdren Shala në emisionin “Ora 7” .

Ai tha se ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë tendenca asimiluese.

“Mendoj që kjo nuk është e paqëllimshme. Kjo mbulesa ose alibia e burokracive dhe paqartësisë ligjore, për mua është alibi… Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut qartazi janë më të ekspozuar ndaj çdo tendence asimiluese, sidomos këto dy-tri vitet e fundit”, tha Shala.