Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar sot se janë duke e zhvilluar Trafikun Urban në bashkëpunim dhe BERZH-in dhe ARUP-in, përcjell Gazeta Express.
Sipas Ramës janë duke punuar në krijimin e një sistemi të ri që përfshinë rrejt të ri të trafikut urban, prioritizim të autobusëve dhe sigurim të korsive të dedikuara, model të avancuar të biletave e të tjera.
Postimi i plotë:
Trafiku Urban është thelbi i zhvillimit të një kryeqyteti modern 🚏.
Për këtë arsye, po bashkëpunojmë me BERZH dhe ARUP për të sjellë një reformë gjithëpërfshirëse 🚍.
Qëllimi ynë nuk është vetëm përmirësimi i linjave ekzistuese, por krijimi i një sistemi tërësisht të ri që përfshin:
Rrjet të ri të trafikut urban 🏙️
Prioritizim të autobusëve dhe sigurim të korsive të dedikuara 🚌
Model të avancuar biletash 🎫
Nyje transitore për lidhje më të mira ndërmjet linjave 🔀
Digjitalizim të plotë 💻
Ndërlidhje me konceptin e Smart City 🌐
#prishtinapotransformohet❤️
#prishtinapraktike