Barça do të marrë më shumë se 200 milionë euro paradhënie nga të drejtat televizive dhe do ta përdorë këtë shumë për të përforcuar skuadrën.
Sipas Mundo Deportivo, Bernardo Silva (Manchester City), Robert Lewandowski (Bayern), Jules Koundé (Seville) dhe Raphinha (Leeds United) janë objektivat kryesore të skuadrës katalanase për të investuar fondet e marra, transmeton GazetaBlic Sport.
Në rast ekuilibri financiar, atëherë Barcelona do të përpiqet të sigurojë shërbimet e Azpilicueta dhe Marcos Alonso (të dy nga Chelsea).
/GazetaBlic Sport/


