Sporti

Ndryshimet e fundit tek Barcelona, Pique pranon ulje paga, regjistrohen Depay e Manaj

08/14/2021 11:55
nga:Mergim Rreci

Barcelona ka njoftuar se ka regjistruar Memphis Depayn , Eric Garcia dhe Rey Manaj për edicionin tjetër. 

Kjo ka qenë e mundur falë marrëveshjes së arritur me Gerard Piqué në mënyrë që kapiteni i dytë i Barcelonës të ketë një ulje të konsiderueshme të pagës, përcjell GazetaBlic Sport.

Në këtë mënyrë Ronald Koeman do të jetë në gjendje të llogarisë në të gjithë lojtarët në dispozicion për ndeshjen e kësaj të diele me Real Sociedad për e ndeshjen e parë të kompeticionit.