Lajme

Ndryshime temperaturash, ky është parashikimi i motit për nesër

08/28/2021 15:34
nga:M K

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët me riga lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Rigat e shiut parashihen të vijnë gjatë orëve të vona të ditës së shtune (28.08.2021), për të vazhduar kohë pas kohe edhe ditën e diele.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

Sërish shifra të larta viktimash e të infektuarish – 18 vdekje e 1891 raste të reja me koronavirus