Sporti

Ndryshime pozitive në fushë si dhe jashtë saj, përmirësime edhe në aspektin financiar tek Milani

05/14/2021 19:01
nga:Mergim Rreci

Milan po rritet brenda dhe jashtë fushës, pasi Rossonerët kanë përgjysmuar humbjet e tyre dhe presin që të ardhurat të rriten vitin e ardhshëm, sipas La Gazzetta dello Sport.

Gazeta raporton se Rossonerët, të cilët janë një fitore larg sigurimit të një vendi në Champions League, janë vazhdimisht në përmirësim edhe në aspektin financiar, përcjell GazetaBlic.

Raportet zbulojnë se humbjet ishin në 195 milion € qershorin e kaluar dhe raportimet vlerësojnë se janë përgjysmuar në 95 milion € humbje këtë vit.

Edhe duke pasur parasysh krizën e përgjithshme për shkak të pandemisë, gjërat duket se shkojnë mirë për skuadrën kuq e zi, si nga pikëpamja sportive dhe ekonomike.

Kursimet në paga kanë çuar në një frenim prej 110 milion eurosh të barrës bruto, ndërsa vëmendja është rritur në frontin tregtar, me ardhjen e sponsorëve të rinj.

Raporti zbulon sezonin e kaluar të ardhurat e klubit me stadiumet e hapura ishin 35 milion € dhe vitin e ardhshëm ata presin një kthim në 50 milion €.

Klubi mund të marrë edhe 50 milion euro nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve dhe kështu të ardhurat mund të rriten me 100 milion €.

/GazetaBlic/