Lajme

Ndryshime në polici, emërohet shefi i ri i operativës në Policinë e Kosovës

09/01/2022 19:33
nga:G B

Pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, ndryshime kanë ndodhur në Policinë e Kosovës.

Bekim Bislimi është emëruar shef i Operativës në regjionin e Prishtinës, derisa Shkëlzen Xhafa është larguar nga kjo detyrë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazeta Blic.

Kujtojmë që dorëheqje ditë më parë ka dhënë drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, e në vend të tij është emëruar Fehmi Hoti./Gazeta Blic/