Showtime

Ndryshime në ‘Dancing With the Stars’, këtë herë do kemi dy prezantuese: Ja kush do e zëvendësojë Eno Popin

06/18/2023 14:04
nga:G C

Sezoni i ri i “Dancing With the Stars” do të vijë me ndryshime. Moderatorja Bora Zemani do vazhdojë të jetë moderatorja e spektaklit, por Eno Popin nuk do ta shohim më si prezantues në “Gold Room”.

Sipas “Kryefjala.com” në vend të tij do të shikojmë Megi Pojanin. Ajo do të menaxhojë pjesën në “Gold Room” duke suportuar dhe komunikuar me konkurrentët.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij ndryshimi.