Një ndryshim i madh pritet të bëhet në Ligën e Kombeve.
Kjo për shkak se 10 shtete nga Amerika e Jugut pritet të bashkohen në garë me kombëtaret evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndryshim ky i cili pritet të konkretizohet me rregullat e reja në vitin 2024. Kjo gjë pritet ta bëjë garën shumë më interesante dhe se do të jetë një mundësi e mirë për kombëtaret e vogla që të përballen me kombëtaret e mëdha nga ky kontinent, me Kosovën që do të jetë në grup me ndonjërën nga këto kombëtare.
CONMEBOL dhe UEFA tashmë kanë marrëveshje dhe kjo gjë pritet të finakizohet shume shpejtë, ashtu që gjithçka të jetë gati për vitin në fjalë.
Të gjitha ndeshjet do të luheshin ende në Evropë.
Argjentina, Bolivia, Brazili, Kili, Kolumbia, Ekuadori, Paraguai, Peruja, Uruguai dhe Venezuela janë kombëtaret në fjalë.
/GazetaBlic Sport/


