Lajme

“Ndoshta Memli arrin mos me lonë partinë me ra qaq shpejt”

07/03/2021 16:20
nga:Gazeta Blic

Zgjedhja e Memli Krasniqit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës ka nxitur reagime të shumta, raporton Gazeta Blic.

Një prej tyre që ka reaguar është edhe analisti politik, Krenar Shala.

Ai ka parashikuar se zgjedhja e Krasniqit e ka vëtëm një të mirë- e ngadalëson rënien e dikur partisë më të madhe në vend.

“Nashta Memli arrin mos me lonë partinë me ra qaq shpejt”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, zgjedhjen e Krasniqit e ka uruar edhe kryeministri, Albin Kurti.

Urimi i plotë i Kurtit:

I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi.
Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.
Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.
Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili.

Memli Krasniqi e quan apatike Qeverinë Kurti: As këto 100 ditët s’mund të krahasohen me qeverisjen e PDK-së