Analisti politik, Imer Mushkolaj ka komentuar rastin e djeshëm ku Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në një konferencë shtypi i ka quajtur “budallallëqe” pyetjet e gazetares.
Mushkolaj u shpreh se Sveçla duhet të kuptojë që gazetarët kanë të drejtë t’i bëjnë pyetje në çdo rast dhe bash për gjithçka.
“Ndoshta gjatë vikendit ministri Xhelal Sveçla reflekton dhe e kupton që gazetarët kanë të drejtë t’i bëjnë pyetje në çdo rast dhe bash për gjithçka”, shkroi në Facebook.


