Lajme

“Ndoshta e ka kapë tuta”/ Krasniqi i reagon Aliut: Qysh me bashkëpunu me Prokurorinë e ‘kapur’ nga pushteti i vjetër

10/21/2024 20:38
nga:G B

Frashër Krasniqi nga PSD ka reaguar ndaj ministrit Liburn Aliu, i cili u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me prokurorinë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur atë se si është i gatshëm të bashkëpunojë, kur e akuzojnë prokurorinë se është e kapur nga pushteti i vjetër/

“Apo ndoshta thjeshtë e ka kapë tuta… se n’fund t’fundit gjithë ato shtëpia e banesa n’Marigona Hill, dikah kanë ardhë…”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Liburni koka shprehë i gatshëm me bashkëpunu!

Çka u bë tash? A s’është prokuroria “e kapur” duke bë luftë hibride a?! Qysh po don me bashkëpunu me prokurorinë që po mbahet “e kapur” nga pushteti i vjetër?

Apo ndoshta thjeshtë e ka kapë tuta… se n’fund t’fundit gjithë ato shtëpia e banesa n’Marigona Hill, dikah kanë ardhë…