Euro2024

“Ndoshta ai ndihet si grua” – Jens Lehmann kritikon Gjermaninë pas eliminimit

07/06/2024 12:47
nga:E K

Portieri legjendar gjerman, Jens Lehmann, nuk i kurseu kritikat për Gjermaninë gjatë kampionatit evropian në shtëpi, dhe pas eliminimit nga Spanja në Shtutgart, objektivi i ish-reprezentuesit ishin flokët e Robert Andrich, të cilat janë lyer rozë.

A ka ai çështje personaliteti dhe dëshiron të dallohet në këtë mënyrë? Do të më dukej shumë e çuditshme nëse do të isha shoku i tij i skuadrës. Ndoshta ai ndihet si një grua”, tha Lehmann për Welt, transmeton GazetaBlic Sport.

“Në ditët e sotme duhet të jesh shumë i kujdesshëm me të, duhet të jesh shumë tolerant, por shpresoj që UEFA të ndalojë ngjyrat e flokëve si kjo, sepse mund të shkaktojë konfuzion tek kundërshtarët dhe shokët e skuadrës”, shtoi Jens Lehmann.

/GazetaBlic Sport.