Kastriot Ramadani humbi jetën pas përplasjes me armë mbrëmë në Bon Vivant.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar miku i tij, Mehmet Bashota.
Bashota në postimin e tij në Facebook shkruan se Ramadani ishte ish-pjesëtar i Ushtrisë së Kosovës (TMK) si dhe pjesëtar rezervë në FSK.
“Miku im, Kastrioti, ishte shok i fjalës e i besës, një djalë punëtor, ish-pjesëtar i Ushtrisë së Kosovës (TMK), pjesëtar rezervë në FSK, djalë familjar dhe i vendosur në punën që bënte, atë të mbajtjes së rendit dhe qetësisë publike, por ndonjëherë gjërat dalin nga kontrolli dhe jeta ndryshon tablo: “Pse nuk lejove të thyhen rregullat”” shkruan Bashota raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Sot mora një lajm që asnjëherë s’e mendoja dhe as që do të doja ta dëgjoja, por ja që jeta ka rrjedhën e vet.
Miku im, Kastrioti, ishte shok i fjalës e i besës, një djalë punëtor, ish-pjesëtar i Ushtrisë së Kosovës (TMK), pjesëtar rezervë në FSK, djalë familjar dhe i vendosur në punën që bënte, atë të mbajtjes së rendit dhe qetësisë publike, por ndonjëherë gjërat dalin nga kontrolli dhe jeta ndryshon tablo: “Pse nuk lejove të thyhen rregullat”.
Fjalët janë të pamjaftueshme dhe vështirë të gjenden për të përshkruar dhimbjen për humbjen e këtij djali që do t’i mungojë të gjithëve…
Miku im, Kastriot Ramadani, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!


