Lajme

Ndodhi edhe kjo në Prishtinë: Pas aksidentit disa persona qërojnë hesapet me grushte, lëndohen disa persona

07/26/2021 21:57
nga:Gazeta Blic

Tre persona janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës pas një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Pas aksidentit disa persona janë përfshirë në një rrahje.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit”. Tre persona të lënduar janë dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”., ka theksuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë.